IMG_0002

Ndryshe nga mëngjesi kur hyri me buzëqeshje në buzë, Klotilda Bushka doli nga SPAK me kokën ulur, madje nuk pranoi të jap asnjë koment për mediat. Pas 4 orësh marrjeje në pyetje, kryetarja e Komisionit të ligjeve doli nga ambientet e SPAK-ut.

Në dosjen e GJKKO-së, Bushka dyshohet se ka ndërhyrë për të penguar hetimet e SPAK, duke intimiduar dëshmitarë dhe duke u marrë telefonat që të mos i dorëzonin në SPAK.

Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka, e cila është nën hetim nga SPAK per pengim të hetimeve ndaj Erjon Veliajt u paraqit në organin e akuzës per të dhënë shpjegime nën dyshimin se orientoi dëshmitarët se çfarë të deklaronin në prokurori.

Ajo u implikua nga Ina Goxhaj ish drejtoreshe ekzekutive e Byl-A kontrollohet nga Ajola Xoxa bashkëshorte e kryebashkiakut.

Goxhaj deklaroi se Bushka e ka orientuar sesi të dëshmojë në SPAK, ndërsa Ajola Xoxa I ka sekuestruar telefonin./gazetajone