
Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit Leo Sadiku i cili humbi jetën në spitalin e Tiranës në 8 janar të këtij viti.
Ekspertët pritet të marrin mostra nga trupi i 12-vjeçarit të cilat më pas do të dërgohen për ekspertim në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të zbuluar shkakun e vdekjes.
Mjekët e QSUT konkluduan se Leo Sadiku ka ndërruar jetë si pasojë e miokardit akut, ndërsa familjarët e viktimës kanë ngritur pretendime duke akuzuar mjekët e QSUT për neglizhencë në trajtim.
Fillimisht pas vdekjes së 12-vjeçarit, familjarët refuzuan kryerjen e autopsisë por më pas, me nisjen e hetimeve nga prokuroria e Tiranës e cila është kompetente për rastin, organi procedues vendosi kryerjen e autopsisë.
Reagimet e familjarëve kanë qenë të vazhdueshme, duke protestuar e duke kërkuar që hetimi të bëhet i plotë dhe të përcaktohet shkaku i vdekjes së 12-vjeçarit nga fshati Pocestë i Maliqit. /gazetajone