spak spak

Nje polic duke hapur deren per korrierin qe transporton me karroce dosjet e padive ne Strukturen e Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, SPAK. Nje sere ceshtjesh te rendesishme qe prekin edhe aktore te politikes jane kallezuar se fundmi ne SPAK. /r/n/r/nA police officer opens the door to a courier transporting by cart the files of lawsuits in the Special Structure Against Corruption and Organized Crime, SPAK. A series of important issues that also affect political actors have recently been reported to SPAK.

SPAK ka organizuar gjatë orëve të mbrëmjes një operacion të madh në bashkëpunim me policinë e shtetit, teksa janë lëshuar 10 urdhër arreste dhe janë vënë në pranga 3 efektivë policie, ndërsa 1 është në kërkim.

Shkëlzen Ruska, shef i krimeve në Himarë, raportohet se akuzohet për kultivim kanabisi, pjesëmarrje në grup kriminal të strukturuar, shpërdorim detyre dhe veprime të tjera të kryera nga organizata kriminale.

Po ashtu, është arrestuar edhe Ervis Alisinanaj, shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjes, i cili përballet me akuzat e të njëjtave vepra penale, si dhe për ushtrimin e ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve të tjerë publikë.

Erdit Hazizaj është tjetër person i arrestuar, i cili ishte larguar nga policia në vitin 2022.

Ai akuzohet për trafik droge, kultivim bimësh narkotike, dhe përfshirje në grupe kriminale. Hazizaj ka qenë kandidat për kryetar Bashkie në Roskovec, nën siglën e PD.

Shefi i Komisariatit të Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dervishi, është shpallur në kërkim dhe akuzohet për “trafikim narkotikësh”, “Grup të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Shpërdorim detyre”.