
Personat që shihni në foton e mësipërme janë 55-vjeçarja Fatbardha Shahini dhe djali i saj, Klodian Shahini, të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik të regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Paulesh.
Nënë e bir kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip “Mercedez Benz” në momentin kur u përplasën nga fugoni që drejtohej nga 44-vjeçari Anesti Bufi.
Përplasja ishte aq e fortë sa makina u shkatërrua pothuajse plotësisht dhe nënë e bir mbetën të bllokuar brenda saj, ku fatkeqësisht humbën jetën në vendin e ngjarjes.
Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur dhe drejtuesi i fugonit Anesti Bufi dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me fugon, të cilët u dërguan në spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.