
Berisha finalizon marrëveshjen me PDIU, formësohet lista e Durrësit
Ish-kryeministri Sali Berisha është në fazën përfundimtare të negociatave me aleatët, ndërsa mbrëmë ka mbyllur marrëveshjen me PDIU. Sipas burimeve, Partia e Lirisë ka siguruar katër mandate në lista të sigurta, ndërsa PDIU, PR dhe PL kanë marrë nga një mandat secila.
Ndërkohë, Gazeta Jonë ka siguruar draft-listën për qarkun Durrës, mbi të cilën po negociohet aktualisht. Lista do të kryesohet nga Oerd Bylykbashi, një prej figurave kyçe të opozitës, ndërsa Berisha synon ta forcojë atë me Andia Ullirin dhe Manjola Lukun, të cilat patën një rezultat të mirë në zgjedhjet e kaluara falë mbështetjes së fortë në zonat e tyre.
Gjithashtu, në listë pritet të përfshihet edhe Jola Hysaj, e besuara e Edi Palokës, krahas Floriana Garos. Ndërkohë, mbetet për t’u parë se cili do të jetë lëvizja surprizë e Agron Dukës, i cili mban në dorë një vend të rëndësishëm në përbërjen e listës.
Lista e PD për qarkun Durrës:
1. Oerd Bylykbashi
2. Manjola Luku
3. Arian Ndoja
4. (Agron Duka)
5. Andia Ulliri
6. Igli Cara
7. Luan Hoti
8. Fatbardha Kadiu
9. Aulon Kalaja
10. Floriana Garo
11. Dritan Burgija
12. Emri Vata
13. Jola Hysaj
14. Islam Murati
Me finalizimin e marrëveshjeve dhe plotësimin e listave, mbetet për t’u parë dinamika e fushatës dhe ndikimi që kjo përbërje do të ketë në garën elektorale të qarkut Durrës. /gazetajonë