-640-0-1678447868-ambulanca-1684997191

Një zënkë mes punonjësve e pronarëve të dy agjencive funerale që operojnë prej vitesh në qytetin e Fierit “Emini” dhe “ Siqeca” ka përfunduar sot në një konflikt të dhunshëm.

Sipas burimeve kofidenciale 4 persona përfaqësues të agjencisë funerale “Emini” u kanë zënë pritë pranë vendit të quajtur “Rruga e Spitalit” ku i kanë kërcënuar dy vëllezërit dhe i kanë rrahur me shkop bejsbolli për të mos u prishur punë me klientët pasi konkurenca e tyre u ka sjellë probleme.

Më pas sherri ka agravuar deri në goditjen e 38- vjecarit i cili është transportuar menjëherë drejt spitalit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Një prej autorëve ka rënë në prangat e policisë, ndërsa tre të tjerët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 28 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasit J. M., 47 vjeç, M. S. 38 vjeç dhe E. Rr., 35 vjeç, të gjithë banues në Fier, pasi dyshohet se për motive konkurrence, kanë goditur me send të fortë dhe kanë kanosur shtetasin E. S., 38 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas aktualisht është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. /gazetajone