
Një bandë kriminale që synonte të famshëm dhe liderë biznesi është çmontuar nga autoritetet franceze.
Gjashtë të dyshuar, përfshirë kreun e dyshuar, janë akuzuar pas një sërë grabitjesh të guximshme.
Dy të parët u arrestuan më 20 janar në Luksemburg, ndërsa pesë të tjerët u kapën më 4 mars pranë Reims.
Midis tyre, gjashtë u paditën, duke përfshirë edhe drejtuesin e dyshuar të rrjetit, Edison Pula, një shqiptar rreth të tridhjetave.
Ky i fundit, i kërkuar nga Interpoli, njihej tashmë për arratisjet e tij të shumta, përfshirë një spektakolare në qershor 2022 nga një burg italian.
Edison Pula për këtë ngjarje është dënuar edhe nga Apeli me 14 vite burgim.
Policia franceze grupin e hajdutave e kanë “pagëzuar” me emrin Nikla. /gazetajone