
Mesditën e së hënës së 17 Marsit 2025, Yuri Kim shkeli për herë të fundit në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku ajo dorëzoi të gjitha kredencialet e postit që mbante, si zv/sekretare e parë për Euro-Azinë.
Urdhëri për shkarkimin e saj u siglua nga sekretari Rubio të premten e 14 Marsit të vitit 2025, ndërsa zonjës Kim ju dha e drejta që të hënën të mblidhte plaçkat në zyrë dhe të dorëzonte kredencialet.
Burime të kualifikuara thanë për Hashtag.al se zonjës Kim ju ofrua një marrëveshje e tipit “shkarkim me negocim” të cilin ajo e pranoi.
Kjo marrëveshje garanton se zyrtari pranon të ikë dhe merr pagë për 6 muajt në vijim, (deri në shtator) ndërsa ndaj zyrtarit pushohen hetimet administrative që mund të jenë duke u kryer.
Kjo marrëveshje nuk përfshin hetimet penale, por vetëm ato administrative, që lidhen me manualin e rregullave dhe detyrimeve të Departamentit të Shtetit.
Në të njëjtën datë është firmosur dhe shkarkimi i Michael Kasanoff, vartës i Yuri Kim dhe person i besuar i saj.
Zoti Kasanoff vizitoi Tiranën në gjysmën e dytë të dhjetorit 2024, kur ai erdhi zyrtarisht për ceremoninë e “5 vjetorit të krijimit të SPAK-ut”.
Shkarkimi i Yuri Kim dhe i Michael Kasanoff është i ngjashëm me shkarkimet që ju bënë gjykatësve dhe prokurorve në Tiranë, të cilëve ju dha mundësia të largoheshin vullnetarisht me marrëveshje.
Emrat e Yuri Kim dhe Michael Kassanof janë asgjësuar nga lista elektronike e Departamentit të Shtetit, ndërsa shkarkimi i saj me kontratë negociuese në fakt është përzënie përfundimtare nga sistemi i diplomacisë amerikane.
Të njëjtat burime të kualifikuara i thanë Hashtag.al se zonja Kim ka qenë në hetim të thelluar administrative sa i takon konfliktit të saj të interesit dhe shkeljeve të kryera në raport me problematika që lidhen me shtetin e Iranit dhe Turqinë./Hashtag.al