
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në MCN, ka folur në lidhje me ngjarjen e regjistruar natën e kaluar, ku u sulmua me breshëri kallashnikovi godina e biznesit “CFO Pharma” në pronësi të Nadir Çaushollit, në zonën e Kasharit, buzë autostradës Tiranë-Durrës.
Nga mënyra se si është ekzekutuar sulmi, Hoxha tha se autorët kanë dashur ta çojnë të plotë mesazhin te pronari Nadir Çausholli. Ai tha se kompania “CFO Pharma” e Çaushollit ka patur edhe në të kaluarën probleme. Sipas tij, në të shkuarën kjo kompani është hetuar edhe në lidhje me dyshimet se një pjesë të aksioneve i ka patur Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur prej më shumë se dy vitesh.
“Është një ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe nga mënyra se si ka ndodhur ngjarja kemi të bëjmë me një histori që ndodh hera parë pas kaq kohësh që nuk ishte prezentë. Një sulm i tillë tipik i fundit ka ndodhur goditja ndaj fasadave me Top Channel kur u vra roja, pro që vazhdon ende të jetë e pazbuluar. Kemi të bëjmë me një sulm tipik që mbesin ngjarje të pazbuluara dhe janë të përqendruara kryesisht në aksin Tiranë-Durrës, Tiranë-Fushë Krujë, pra në zonën industriale.
Realizimi i një ngjarje të tillë në këtë formë me breshëri kallashnikovi, të paktën 20 plumba janë gjetur në fasadë kanë dashur ta çojnë të plotë mesazhin te pronari. Kemi të bëjmë me një kompani që dhe në të kaluarën ka pasur probleme me institucionet shtetërore, pra ka pasur konflikte, por kishte vite që kishte rënë në qetësi. Është një kompani e madhe në tregun farmaceutik, është kompani me histori të gjatë në tregun farmaceutik, është fuqizuar.
Në të shkuarën është hetuar dhe dyshuar se pjesë e aksioneve ka qenë dhe Ervis Martinaj. Pra dhe kjo ka qenë në të kaluarën por sot është herët për të gjykuar sepse ngjarja sa po ka ndodhur, por çfarëdo që të jetë motivi ngjarja duhet zbardhur se është një mesazh që i shkon jo vetëm kësaj kompanie por të gjithave.” – tha Artan Hoxha./gazetajone