Moderatorja e ‘Goca e gra’, Dalina Buzi ka shpërndarë në rrjetet sociale një lajm ku shkruan mirupafshim. Në lajmin e publikuar njoftohet se Spanja sipas një ligji të ri do t’i lejojë vizitorët që të jetojnë dhe të punojnë atje deri në 3 vjet.

“Spanja po planifikon që të prezantojë një “vizë nomade dixhitale” – që lejon qëndrimin dhe mundësinë për të punuar deri në një maksimum prej 12 muajsh. Më pas, kjo vizë mund të zgjatet edhe dy herë të tjera”, shkruhet në lajmin e bërë publik nga moderatorja.

“Mirupafshim”, është një paralajmërim për t’u larguar nga Top Channel dhe Shqipëria apo vetëm një shaka e moderatores? Kjo mbetet për t’u parë.