Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez po jetojnë ditët më të këqija të jetës, pasi foshnja e porsalindur e tyre ndërroi jetë. Familja dhe miqtë e saj nuk kanë hezituar dhe i kanë qëndruar afër, në këto momente të vështira.
Iván García, mik i ngushtë i modeles, nuk e ka fshehur trishtimin në programin që ai drejton: “Ishte një javë shumë e ndërlikuar. Është një foto shumë e bukur (duke iu referuar asaj të postuar nga Cristiano Ronaldo), por që përmban edhe shumë trishtim. Priteshin dy fëmijë por nuk ndodhi”.
“A do të fillojë normalisht punën Georgina? Ajo gjithmonë thoshte se fëmijët janë të parët dhe tani ajo do të kujdeset për vajzën. Georgina dhe Cristiano janë një çift mjaft i fortë. Georgina është shumë e fortë. Ai e di që ne jemi të gjithë këtu. Shpresojmë ta shikojmë të buzëqeshë sa më shpejt” – tha Garcia.