Gazeta Jonë publikon pjesë të tjera nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit pas auditimit në spitalin Universitar të Traumës për periudhën 2021-2022.

Ky institucion drejtohet nga Edilra Bode, e cila qenë deputete socialiste më parë.

KLSH thotë se ka konstatuar ilaçe të skaduara në magazinën e spitalit, por edhe pavijone kjo si pasojë e keqmenaxhimit që kanë bërë drejtuesit.

Me këto veprime dhe mos veprime, Spitali i Traumës jo vetëm rrezikon jetën e pacientëve por i ka shkaktuar një dëm miliona lekë shtetit.

“Barnat dhe materialet e mjekimit të skaduara në farmaci dhe pavijone. Nga auditimi rezulton se: Nga dokumentacioni i vendosur në dispozicion dhe të dhënat e marra nga sistemi informarik SIIS, konstatohet se deri në fund të periudhës së auditimit në magazine e farmacisë së SUT, gjendet një stok i konsiderueshëm medikamente dhe materiale mjekimi të skaduara, të shkaktuara si pasoj e planifikimit dhe menaxhim jo efecient nga strukturat përgjegjëse të SUT dhe kërkesave të shefave të shërbimit.

Nga të dhënat e marra nëpërmjet programit informatik të farmacisë SIIS, më datë 06.02.2023 në magazinën e farmacisë së SUT u gjendën barna te skaduara.

Si pasoj e planifikimit dhe keqmenaxhimit përgjatë vitit 2021 dhe 2022 kanëskaduar dhe janë gjendje në farmacinë qendrore të SUT barna në vlerën totale 2,014,241 lekë.

Përveç barnave te skaduar ne farmacinë qendrore një sasi e konsiderueshme e barnave te skaduar gjendet dhe ne shërbime qe kap vlerën 7,261,179 lekë.

Në magazinën e farmacisë se SUT dhe ne pavijone deri në fund te periudhës se auditimit, gjendet një sasinë me medikamente te skaduara ne vlerën totale 9,275,420 lekë, e cila përbën një shpenzim jo eficent për SUT duke sjellë një efekt financiar negativ për buxhetin e shtetit.

Për sa më lart, konstatohet se nga drejtuesit e institucionit, brenda periudhës së auditimit nuk janë marrë masat e nevojshme për mos krijimin e stokut të barna dhe materiale të skaduara, veprime në mospërputhje me rregulloren e spitalit dhe kontratën Spitalore me FSDKSH.

Gjithashtu perdorimi i ambienteve të papërshtatshe për ruajtjen e barnave dhe materialeve të mjekimit” është një tjetër problem që konstatohet në raportin që publikon Gazeta Jonë sot.