“Kemi ilac për diabetin , tensionin , prostaten …”, Gazeta Jonë zbulon si po mashtrohen pacientët prej një individi nga Kosova me lëngje të çuditshme

Gazeta Jonë po denoncon prej ditësh mashtrimin që po u bëhet qytetarëve në nevojë për shkak tënprobleme shëndetësore me lloj lloj lëngësh apo xhelërash që u shiten atyre si çudibërës.

INVESTIGIMI-E shitën sikur shëron kancerin, si Lengu Vital u bë Caji Vital , skandal me produktin që ndryshoi vetëm emrin : Si po mashtrohen të sëmurët

Deri më tani kemi denoncuar OBEN.AL, kompani e cila premton se produktet e saj do të bëjnë çudinë në trupin e të moshuarve me dhimbje kockash apo kyçesh, por që ka rezultuar një mashtrim i gjallë. Një rast tjetër i dyshimtë i denoncuar nga Gazeta Jonë lidhet me një lëng që herë quhet Lëngu Vital dhe herë Çaji Vital, në varësi të fushatës që duan të bëjnë shitësit e tij.

Sot do të ndalemi në një situatë tjetër tejet të pazakontë që lidhet me disa lëngje të prodhuara nëpër bodrumet e qyteteve të Kosovës dhe që u shiten pacientëve në Kosovë dhe Shqipëri nën emrin “ilaçe”.

Redaksia Investigative e Gazeta Jonë po ndjek prej javësh këtë rast të rëndë duke kontaktuar me këta shitës, të cilët në faqen e tyre të Faceboook nuk kanë asnjë numër telefoni, adresë apo e-mail. Madje nuk kanë as edhe një faqe ëebi ku të jepen informacione për produktet e tyre. Thjesht shesin nga Facebook nën logon “më beso mua”.

I marrim rastet me radhë:

Mashtrimi 1

Një faqe e quajtur “Ilaç për diabet, kolesterol; hipertension; yndyrë në gjak” shet prej muajsh një produkt të dyshimtë duke premtuar se lëngu i tyre do të rregullojë kolesterolin në gjak, të do të stabilizojë tensionin dhe do të ulë yndyrnat në gjak. Madje, marrëzia shkon deri aty sa thotë edhe se do të parandalojnë infarktet e zemrës, guxim të cilin nuk e marrin as kardiologët më të famshëm në botë.

Mashtrimi: Ilac per diabet, hipertension, kolesterol, yndyre ne gjak
Mashtrimi: Ilac per diabet, hipertension, kolesterol, yndyre ne gjak

Gazetarët e Gazeta Jonë kontaktuan me këtë faqe duke bërë një porosi, ndërsa kërkuan detaje në lidhje me përmbajtjen e lëngut dhe nëse është regjistruar diku në ndonjë institucion të Kosovës. Rezulton se përveç fjalëve, produkti nuk është regjistruar askund dhe shitet nën emrin “ilaç”. Mashtruesit pas faqes anonime i bllokuan gazetarët e Gazeta Jonë kur panë se ata po kërkonin të dinin më shumë rreth këtij “ilaçi”.

Kemi ilaç për diabetin, tensionin, prostatën...", Gazeta Jonë zbulon si po mashtrohen pacientët prej një individi nga Kosova me lëngje të çuditshme
Kemi ilaç për diabetin, tensionin, prostatën…”, Gazeta Jonë zbulon si po mashtrohen pacientët prej një individi nga Kosova me lëngje të çuditshme

Mashtrimi 2

Një tjetër faqe e quajtur “Ilaç për gurë në veshka dhe idhëz (tëmth)”  po ashtu shet një lëng të çuditshëm, të paditur se çfarë është, pa asnjë të dhënë mbi përmbajtjen apo regjistrimin në ndonjë institucion në Kosovë.

Mashtrimi: Ilaç për gurë në veshka dhe idhëz (tëmth)
Mashtrimi: Ilaç për gurë në veshka dhe idhëz (tëmth)

Gazetarët tanë kontaktuan me këtë faqe duke kërkuar po ashtu detaje mbi përmbajtjen e lëngut duke marrë përgjigjen “përmbaj çajra të ndryshëm”, ndërsa guxojnë ta quajnë edhe “ilaç”.

Skandali 3

Faqja tjetër Ilaç për Prostatë prodhim i vjetër shtëpiak” shet një lëng gjoja për përmirësimin e gjendjes së prostatës dhe trajtimin e saj. Madje, përveç se thonë se ky lëng shmang çdolloj infeksioni në prostatë guxojnë të shprehen se lëngu çudibërës i tyre ul edhe madhësinë e prostatës!

Mashtrimi: Ilac per prostaten
Mashtrimi: Ilac per prostaten

Në të treja rastet, përdorues të mëparshëm të këtyre lëngjeve kanë lënë komente negative në lidhje me blerjet që kanë blerë duke i akuzuar ata për mashtrim pasi nuk kanë parë asnjë rezultat pas përdorimit.

Skandali 4

Ilaç për lukth prodhim i vjetër shtëpiak” shet një tjetër lëng duke pretenduar se gjoja shëron dhimbjet e stomakut dhe përmirëson tretjen. Mashtrimi shkon deri aty sa marrin përsipër edhe shërimin e sëmundjeve të rënda të stomakut.

Gazeta Jonë kontaktoi edhe me Odën e Farmacistëve të Kosovës duke marrë si përgjigje se nuk kanë ndonjë dijeni për këto produkte dhe se nuk janë regjistruar prej tyre.

Gazeta Jonë mëson nga burimet e saj se të treja këto faqe menaxhohen nga i njëjti person në Kosovë dhe për këtë ka informuar autoritetet policore në këtë shtet pasi jo vetëm që po mashtrojnë, por edhe po dëmtojnë shëndetin e pacientëve me lloj lloj shpikjesh vetëm për të bërë para.

Gazeta Jonë do të vijojë të demaskojë çdo mashtrues që guxon të përfitojë nga problemet shëndetësore të qytetarëve në Shqipëri dhe Kosovë! Na shkruani për çdo rast të ngjashëm! /Gazeta Jonë

**Artikulli është shkruar në kuadër të angazhimit të Gazeta Jonë për të siguruar një hapësirë për ushqime dhe barna të shëndetshme për qytetarët. Na lexoni për denoncime të tjera të ngjashme. 

ilac diabetin prostaten tensionin