Lëvizja e muxhahedinëve, ajo që për shumë në perëndim konsiderohet si opozita iraniane, brenda Iranit mund të jetë ndoshta i vetmi grup e lëvizje më shumë i urryer se vetë regjimi i ajatollahut.
Michael Rubin, ish-zyrtar i Pentagonit dhe ekspert i çështjeve në Lindjen e Mesme, Arabinë Saudite dhe Iran, rendit pesë arsye kryesore se pse muxhahedinëve u mungon popullaritati.
Së pari, ai klasifikon historinë. MEK ishte përkrah Ajatollah Ruhollah Khomeinit, si një nga forcat më të rëndësishme të Revolucionit Islamik, një vendim që shumë njerëz sot e konsiderojnë si gabim historik të tyre.
Së dyti, terrorizmi. Para Revolucionit Islamik, grupi kishte në shënjestër amerikanët, duke vrarë disa oficerë ushtarakë dhe biznesmenë. Pasi MEK humbi ndaj Ajatollahut në një luftë për pushtet post-revolucionar, ata e kthyen terrorizmin e tyre drejt zyrtarëve të regjimit të ri iranian, duke vrarë shpesh kalimtarë të pafajshëm në bomba.
Së treti, tradhtia. Në vitin 1980, thotë Ruben, Iraku nuk sulmoi regjimin iranian, por gjithë vendin. Iranianët e zakonshëm, shumica e të cilëve nuk ishin simpatizantë, nëse jo armiqësor ndaj Khameneit, luftuan për vendin e tyre. E bënë këtë sepse ynimet e luftës së Sadam Huseinit shkuan përtej ndryshimit të regjimit, por vetëm në kapjen dhe aneksimin e provincës Khuzistan të pasur me naftë të Iranit. Në kulmin e luftës, MEK bëri aleancë me Sadam Husein.
Së katërti është ideologjia. Iranianët e duan demokracinë, thotë Ruben. MEK mund të flasë për demokraci, por ideologjia e grupit përqendrohet në një përzierje të çuditshme mes marksizmit dhe islamizmit. Shumë iranianë duan liri të stilit perëndimor, MEK, në të kundërt, vazhdon të këndojë himne anti-amerikane.
Së pesti, është sjellja e grupit. Lëvizja vepron si një kult i izoluar jo vetëm nga shoqëritë e vendeve ku janë strehuar, por edhe nga vetë diaspora iraniane. Ata rrisin fëmijët e tyre duke u kultivuar këtë kult.