Këngetarja e njohur Tayna po shijon dashurinë e saj pasi së fundmi ka nisur një lidhje me Giovanni Santoro-n. 32- vjeçari është një ndër milionerët e rinj dhe duket se është mjaft i njohur edhe në Europë. Agjenti i futbollistëve të famshëm është kapur mat me Taynën gjatë pushimeve që ata kanë kaluar në Itali. Çifti ka zgjedhur Porto-Cervo për të kaluar disa ditë larg vëmendjes së njerëzve, por duket se nuk ia kanë dalë. Në rrjet kanë qarkulluar videot e tyre, teksa shëtisin të përqafuar. Dhe një foto e shpërndarë në instagram nga faqja ‘vipat e bllokut’ duket se ka konfirmuar të gjithë dyshimet që çifti janë bashkë në Itali.
Tayna njihet si një nga artistet që gjithmonë ka qenë e rezervuar në lidhje me jetën private dhe kurrë nuk ka preferuar të flasë për lidhjet e dashurisë. Lidhja e fundit publike e saj është me tekstshkruesin Kech Montana. Edhe pse publikisht ishte mohuar një gjë e tillë nga Tayna, çifti ishte përfolur mjaft nëpër media për një lidhje dhe miqtë e kishin konfirmuar këtë raport.
Ka qenë pikërisht udhëtimi në Itali që ka zbuluar raportin e saj të ri me Giovannin, që në mediat ndërkombëtare njihet se një nga miliarderët në moshë të re. Mediat ndërkombëtare kohë më parë kanë zbuluar edhe jetën e tij, ku në krah në atë kohë ka pasur një partnere ruse.