Këngëtarja Sheila Haxhiraj, ka treguar se eksperienca në “ Big Brother VIP”, e ka ndihmuar që të kthehej sërish në kujtesën e njerëzve, pas disa kohësh në qetësi. Sheila Ajo e ftuar sot tek ‘Wake Up’ në ‘Top Albania Radio’, tha se ka edhe një album akoma të pa publikuar që do ta sjellë në treg së shpejti.
“Eksperienca në BBV më ndihmoi që të rikujtohesha për njerëzit. Kam punuar shumë dhe tani i ka ardhur koha që të dalin këngët që kam shkruar gjatë gjithë kësaj kohe,” tha Sheila.
Gjithashtu ajo u shpreh se momenti më frymëzues për të shkruar tekste, është kur nuk ndihet mire dhe se të gjithë këngët janë histori të sajat.
Pjesë nga Intervista
Sa këngë do të ketë albumi i ri?
Do të jetë në dy pjesë, njëra me shtatë këngë, ndërsa vjeshtë-dimër shtatë këngë të tjera. Janë me sezone njëri për në verë tjetri në vjeshtë. Të gjitha këngët janë histori të miat.
Kur e merr lapsin në dorë dhe shkruan?
Edhe kur jam mirë edhe kur jam keq, kryesisht kur nuk ndihem mirë. Nxjerr atë që kam brenda vetes.