Disa javë më parë reperi Don Xhoni konfirmoi ndarjen nga modelja ruse Ariana Lirey. Pas kësaj ndarjeje të bujshme dyshja ka postuar vazhdimisht në rrjete sociale mesazhe thumbuese drejtuar njëri-tjetrit.

Në disa nga postimet reperi i kërkoi Ariana Lirey të mos bënte “drama”, ndërsa ajo i thoshte se “do t’i binte maska e djalit të mirë”.

“Hakmarrja” nuk u mbyll me kaq sepse ajo bëri follow Noizy-n, reperin me të cilin Don Xhoni ka pasur përplasje.

Së fundmi me anë të në postimi në InstaStory, ish e dashura e tij ka vendosur të shkruajë në gjuhën shqipe.

 “Nëse do të kishte një mundësi për t’ju dërguar dreqin, do ta bëja përsëri”, shkruan modelja, ndërsa në foto tregon dy atlete me ngjyra të ndryshme.

Megjithëse nuk ka përmendur emra, fakti që ka shkruar në gjuhën shqipe ka ngritur dyshime se ky postim drejtohet reperit.