Pasi i dhanë fund beqarisë me një dasmë tejet madhështore, boksieri i njohur Robin Krasniqi ka bërë dedikimin e parë prekës ndaj bashkëshortes së tij Marigonës.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shfaqen momentet më të bukura nga dasma, Robini ka shkruar dhe fjalët më speciale për nënën e ardhshme të djalit të tij.
“Fitorja më e madhe dhe më e çmuar në jetën time!
Ti bëre që dashuria të e mposht krenarinë.
Faleminderit që egziston dhe që nga tani ti je bashkëshortja ime.
Faleminderit Zoti im. Faleminderit familja ime.
Faleminderit shoqëria ime e dashur.
Faleminderit miqtë e mi.
Ju, momentin më të bukur të jetës sime e festuat me plot dashuri dhe u gëzuat shumë për ne.
Unë jam shumë me fat dhe i lumtur që ju kam
Faleminderit në pafundësi…
Festofshim gjithmonë së bashku”, ka shkruar Robini.
Ditën e sotme ka qenë Robini i cili me një postim tjetër në rrjetin social Instagram ka njoftuar se ai dhe Marigona po bëhen prindër të një djali.
Si duket çifti e ka zbuluar gjininë e foshnjës gjatë dasmës së tyre kur dritat e sallës u ndezën në ngjyrë të kaltër.