Pjesa e parë e ditës së sotme do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore.
Sipas Meteoalb, në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat të pësojnë shtim gradual duke krijuar mundësi për shira të pakët dhe të izoluar kryesisht në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 29°C.