Beniada Nishani u kthye një ndër personazhet më të dashur të publikut gjatë pjesmarrjes së saj në “Big Brother Vip”.

Shpesh herë në profilin e saj të Instagramit ajo poston video të ndryshme humori.

Së fundmi ajo ka postuar një video në Insta Story, ku shihet në shoqërinë e shoqes së saj Aldës duke bërë humor rreth faktit që në Shqipëri njerëzit pyesin shpesh “A je fejuar?”

Në video ajo dëgjohet të thotë:

“Sa erdha këtu në Shqipëri vazhdojnë më pyesin: Beniada je e fejuar? Beniada je e lidhur? Beniada ke gjetur një Don Zhuan? Po unë se dua Don Zhuan.”0 shprehet Beniada duke qeshur.

Më pas ka vazhduar duke bërë sërisht humor rreth kësaj teme.

“Për çfarë duhet burri? Për të të fërkuar një çik, kështu e tha vjehrra Aldës. Ikën gratë ikën, me burrë pa burrë.”

Këto video të publikuara nga Beniada janë shoqëruar me të qeshur nga ajo.