Nuk ka asnjë surprizë. Seanca e pasdites së sotme që zgjati vetëm 3 minuta e 30 sekonda nuk prodhoi asgjë përtej asaj që pritej. Raundi i parë për kreun e ri të shtetit u dogj. Deputetët u mblodhën për formalitet, pasi që dje u zyrtarizua dështimi i raundit të parë.
Pasi kryetarja e komisionit të ligjeve, Bushka lexoi raportin që nuk kishte asnjë kandidat, Edmond Spaho kërkoi fjalën, por Lindita Nikolla nuk ia dha duke thënë “nesër do të zhvillohet mbledhja e radhës e konferencës së kryetarëve për të caktuar datën për raundin e dytë”.