Zyrtarisht digjet edhe raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit të ri. Seanca e sotme zgjati vetëm 4 minuta.

“Votimi i tretë cilësohet i ezauruar” tha kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm, pasi është nisur për në SHBA.

Opozita e bojkoti. Tashmë e ndërgjegjshme se kreu i ri i shtetit do të zgjidhet emri që do vetë Edi Rama me shumicë të thjeshtë, 71 vota, deputetët e opozitës nuk morën pjesë.

Hapi i radhës është mbledhja e Konferencës së Kryetarëve për të përcaktuar datën që do të vendoset raundi i katërt.