Delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës përfundojnë raundin e tretë të bisedimeve për luftën, thotë ambasada ruse. Sipas The Guardian takimi ka përfunduar me zhvillime të vogla pozitive në lidhje me korridoret e mundshme humanitare.

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se një negociator ukrainas konfirmoi se kishte pasur zhvillime të vogla. Krijimi i korridoreve për evakuimin e civilëve nga qytetet e shkatërruara nga lufta ka rezultuar i vështirë ditët e fundit, me Ukrainën që akuzon Rusinë për vazhdimin e bombardimeve të saj.