Mes Fifit dhe Donaldit lindi një miqësi shumë e bukur brenda shtëpisë së Big Brother Vip, që duket se po vijon dhe jashtë në po të njëjtat ritme.

Pas përfundimit të programit, Donaldi u pa disa herë nën shoqërinë e Fifit dhe ishte i pranishëm në disa koncerte të sajat ku padyshim të dy bashkë morëm vëmendjen maksimale të publikut.

Në një koncert të fundit, Fifi na la të dyshonim se një bashkëpunim me Donaldin po vjen. Se çfarë konkretisht nuk e dimë, por ndërsa fansat bërtisnin “filoqyl”, ajo u shpreh: “Ka diçka të re me Filoqylin, por nuk po ju tregoj do e merrni vesh vetë.”

Filoqyl është një pseudonim i përdorur nga dyshja gjatë kohës që ishin në Big Brother Vip.

Madje, Fifi bëri dhe një tatuazh me këtë pseudonim ndërsa dhe Donaldi premtoi se sapo të dilte nga shtëpia e famshme do të bënte një të ngjashëm. Pak ditë më parë, Fifi postoi një foto me Donaldin ku shkroi “Ne jemi kryefjala Donald. Na falni për modestinë ëëë”.