SPAK ka zbërthyer fijet e krimit të organizuar në vend, e për këtë me 32 mandate arresti është vënë në kërkim të 32 personave mes të cileve 18 gjenden nën pranga, kurse të tjerët vijojnë në arrati si Ervis Martini, Talo Çela, Florenc Çapja dhe Suel Çela.
Gazetarja Anila Hoxha zbardh për Top Channel disa prej vrasjeve të zbardhura në këtë operacion. Bazuar në dy dëshmitë e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhaj, SPAK thotë jo zyrtarisht se ka faktuar se i shumë kërkuari Talo Çela ka eleminuar Fatmira Dedën, një vit pasi viktima kërkonte drejtësi për djalin e saj Elvis Deda që ja vranë dhe nuk po gjente dot autorët.
Këtë të fundit burime të sigurta shtojnë se e vrau shtetasi Henrik Hoxhaj dhe Festim Qoli , mbasi ky i fundit kishte konflikte prone.
Fatmira Deda, u gjet e vdekur më 14 shtator 2013.
60-vjeçarja ishte nëna e Ervis Dedës – i ekzekutuar edhe ai rreth një vit më parë. Ervis Deda (në foto) ishte i përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës në vendet perëndimore.
60-vjeçarja u qëllua me mjete metalike, teksa po futej në garazhin e një pallati pranë banesës saj në lagjen “Skëndërbej” në zonën e Fermentimit për të marrë makinën e saj.
Në momentin që ajo ndodhej e vetme në garazh, disa persona e kanë qëlluar atë me mjete të forta në pjesën e pasme të kokës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa autorët e krimit janë larguar në drejtim të paditur.