Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Beniada Nishani ka vazhduar karrierën e saj në Shqipëri. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, tashmë jo si modele por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”.
Që kur ishte pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ajo shprehur dëshirën që të qëndronte këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.
Por, duke qenë se për shumë vite Beni ka ndërtuar karrierën e saj në Itali, padyshim që i mungon shumë dhe vendit ku ka kaluar jetën e saj dhe në një kërkese publike nga një mikeshë e saj për t’u kthyer në Itali, duket se sado që i mungon modeles në planet e saj është jetesa në vendin mëmë.
“Ndihem mirë këtu…”/ Beniada Nishani merr
Tani për tani nuk dua të kthehem, unë ndihem mirë këtu, pastaj në jetë nuk e di çfarë mund të ndodhë, por e rëndësishme është të provosh të bësh diçka të mirë.
E ftuar në pjesën e parë të ‘Paso’ ditën e djeshme ishte Beniada, një personazh tanimë shumë i njohur dhe e dashur për ju. E diçka lidhur me të u zbulua këtë episod teksa bukuroshja u pyet se kë do të zgjidhte mes romanëve dhe milanezëve, përgjigjen na e dha Edi Manushi në fakt duke treguar kështu një sekret që nuk e dinim.