Biznesmeni Fisnik Syla ka folur për ndarjen e tij nga këngëtarja Fjolla Morina. Në një intervistë për Syri Tv, Syla tha se nuk dëshiron që në media të njihet si partneri i Fjollës, por për atë që ai është. Ai tha se ai nga portalet belge njihet si biznesmen i suksesshëm.
“Nuk kem kontakt dhe nuk kam pasur kurrë qejf të njihem si partneri i saj. unë jam Fisnik Syla ky që jam, unë njihem edhe më parë në portalet Belge si një biznesmen i suksesshëm dhe si deputet në komunën ku jetoj dhe nuk kam qejf të njihem si partneri i saj”, u shpreh Syla.
Gjithashtu u pyet nëse është bërë pishman që është njohur me Fjolla Morinën dhe nëse ruan emocione pozitive ndaj saj.
“Unë jam një njeri që kur të haj, kur të fle me dikë nuk flas keq për atë njeri, pa marrë parasysh që ka mundur të më bëj ai njeri keq, nuk është karakteri im i tillë që të flas për to, ka mbaruar gjithçka dhe nuk kisha pas qejf të flas kurrë për atë person. Po jam bërë pishman”, tha ai.