Aktorja Monika Lubonja ka folur për trekëndëshin Bora-Donald-Beatrix. Në një intervistë për ‘Mirage’, ish-banorja e BBV, tha se e ka thënë gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV se gjërat mes tyre po bëhen si serial indian. Ajo gjithashtu tha se mes Donaldit dhe Beatrix brenda në shtëpi pati një kimi të vërtetë.

“Kemi qenë te lavanteria dhe i kam thënë Fifit në një bisedë se gjërat po bëhen si serial indian. E dija që do ndodhnin ashtu, që te marrëdhënia Donald-Semi. Ndoshta është edhe eksperienca e jetës. Po të shikosh, unë kam qenë me Ilirin duke folur dhe Donaldi me Beatrixën kanë qenë një nga të vetmit çifte për të cilët kemi thënë se ka patur kimi në sytë e tyre. Edhe të Donaldit. Nuk dua të shkoj te paragjykimi, apo gjërat që njerëzit flasin. Ne pamë që të Donaldi kishte tërheqje të padiskutueshme. E dinë ata të tre se çfarë ndodhi, kur si qysh. Ne do bëjmë aludimet tona dhe do shkojmë te paragjykimet tona. Nuk e dimë ku çedoi”, tha ajo.