Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë bashkë dhe këtë e ka konfirmuar mikja e tyre më e mirë, Semi Jaupaj. Pas fotos që Semi postoi krah tyre e gjithë vëmendja është rikthyer te dyshja.

Së fundmi, dikush i ka kërkuar moderatores Aulona Musta, të jap mendimin e saj për çiftin.

“Lëreni njerëzit të bëjnë ç’të duan në marrëdhëniet e tyre!!!”, ishte përgjigja e Aulonës. “Ky është i vetmi mendim! Pse duhet të kem unë një mendim për marrëdhënien e tyre? Dhe nëse unë e kam një mendim? Përse duhet të themi me zë të lartë mendimet që ne kemi për një çift, cilido qoftë ai çift, nëse nuk vijnë ata të na pyesin: çfarë mendimi keni për ne, ju lutem?”, u shpreh moderatorja.