Prej 1 janarit të vitit 2019, Qeveria Rama miratoi ligjin për mbylljen e lojërave të fatit.

Tashmë pas 4 vitesh, kryeministrit Edi Rama ka deklaruar se bastet online në të zezë është një treg që nuk mund të menaxhohet. Kreu i qeverisë ka treguar edhe këshillën e liderëve të disa shteteve të cilët asokohe paralajmëruan Ramën për rreziqet që do të kishte mbyllja e basteve sportive e cila do të sillte lulëzimin e tregut informal.

“Do t’ia jap fjalën zv. drejtorit të përgjithshëm të policisë, deri pak kohësh drejtor departamentit kundër krimit të organizuar sepse ka qenë një ndër pikat ku kemi diskutuar dhe ku drejtori ka investuar shumë në disa aksione të suksesshme, por e vërteta është se; qysh kur ka nisur ky debat, unë kam parë anën time duke u konsultuar me disa prej kryeministrave apo presidenteve që i kanë ndaluar komplet.

Përgjigja e sinqertë që kam marrë është se online është i pandalur, online në të zezë. Me gjithë diskutimet që kemi bërë me ekspertë digjitalë ka rezultuar se është e pamundur që të bllokohet sistemi. Prandaj jam i hapur ndaj kësaj zgjidhjeje sepse kjo veprimtari nuk mund të bëhet nga njerëz që shkelin ligjin dhe që kanë rezultuar me përfitime të larta elementë me profil të lartë kriminal|”, tha Rama.