Eva Murati është një ndër moderatoret më të bukura të ekraneve.Ajo ka qënë gjithmonë e rezervuar sa i përket jetës së saj private, që pas ndarjes së bujshme nga Genard Topalli, ajo nuk ka bërë asgjë publike.
Së fundmi ajo ka postuar në Tik Tok-un e saj një video teksa ka treguar se djemtë e vendit të saj nuk janë tipi i saj, duke na bërë të mendojmë se mund të jetë në një lidhje me dikë i cili nuk jeton në Shqipëri.
Kujtojmë se moderatorja ka qënë në një lidhje prej shumë vitesh me Genard Topallin, djalin e ish-kryetares së Parlametit të Shqipërisë, Jozefina Topallit.
Ajo njihet si gazetare e fushës së sportit por edhe si aktore ku Eva ka marrë pjesë duke interpretuar në disa role.
Para pak kohësh ish-i dashuri i saj u përfol për lidhjen e re të dashurisë me bukuroshen Cindy Marina por ajo nuk bëri asnjë reagim për këtë lajm duke lënë të kuptohet se edhe ajo ka vazhduar përpara duke e lënë të shkuarën pas krahëve.