Ekonomistit Ermal Kasa, në një prej restoranteve në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë i është vënë tritol në makinë.
Makina tip “Audi” në pronësi të tij ishte e parkuar në në lagjen “Pavarësia” të Vlorës.
Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale. Nuk dihet ende shkaku i vënies së sasisë së eksplozivit në makinën e 31 –vjeçarit banues në Elbasan.
“Më datë 30.05.2022, rreth orës 02:55, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, në automjetin tip “Audi”, në pronësi të shtetasit E. K., 31 vjeç, banues në Elbasan, ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale”, sipas policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Kasa punon në kazinonë e kompleksit luksoz Marina Bay në Vlorë.