Einxhel Shkira dhe dhe Arbër Gumnishtja apo siç njihet me emrin e tij artistik si Dj Dagz janë një nga çiftet më të komentuar për historin e tyre të dashurisë. Dj Dagz dhe Einxhel përpos romancës së tyre ka vazhduar dhe punën me projektet e tyre njëri në Kosovë dhe moderatorja në Shqipëri. Një intervistë të dhënë për ‘ATV’ Dagz ka treguar si po e përjetojn dyshja lidhjen e dashurisë në distancë duke shtuar se distanca për shkak të punës i ka bërë mirë lidhjes së tyre.
“Momentalisht jam më shumë në Kosovë por edhe në Tiranë jam part-time. 5-6 ditë jam këtu, 4-5 ditë jam atje, ka raste që kam ndenjur dy javë dhe s’kam shkuar. Por për shkak që kam lokalin këtu, edhe shoqërinë edhe familjen. Einhel po vjen këtu, unë shkoj atje, shumicën e kohës e kalojmë bashkë. Shumë e mirë është lidhja në distancë. Distanca e madhe nuk është e lehtë ndoshta edhe e mirë, por distanca e vogël për një lidhje është shumë e mirë. Jo në fillimi se është edhe ai entuziazmi që të rrimë non-stop bashkë, por unë e shikoj lidhjen, besoj që edhe te Einxheli e kam gjetur shumë veten sepse edhe ajo e ka gjetur tek unë. Kam dëshirë të kem një lidhje që unë kam jetën time dhe partnerja ime ka jetën e vet. Po më pëlqen shumë më shumë lidhja sepse e kemi hapsirën të përqendrohemi në jetët tona personale.”- tha ai.
Ndërsa teksa është pyetur nëse dashuria e tij me Einxhel ishte dashuri me shikim të parë Dagz është shprehur se nuk ka qenë ashtu dhe se për atë dashuria ‘bam bam’ nuk është dashuri për Arbrin.
“S’mund të them dashuri me shikim të parë. Me shikim të parë nuk besoj se është dashuri, mund të jetë një pëlqim dhe afeksion. Pastaj me atë pëlqim, ti përqendrohesh më shumë te ai person. Dashuria “bam bam” nuk është dashuri.”