
Andi dhe Melisa shpeshherë janë përfolur për ndarje, por këtë herë duket se është e vërtetë. I ftuar sot në “E diell”, Andi konfirmoi se ai dhe Melisa nuk janë më bashkë.
Ai tregoi se lidhja e tyre ishte kthyer në toksike prandaj vendosën të mos vazhdonin më bashkë.
“U ndamë se kishim shumë kohë që ziheshim për budallalliqe, për një fjalë goje. Filluam të ziheshim 3 herë në ditë. Në momentin që lidhja bëhet toksike është më mirë të mbaroj për të mirën e të dyve”, tha Andi.