Dukeshin si cifti perfekt, e për këtë arsye shumë ndjekësve u ra “si rrufe në qiell të hapur” lajmi i ndarjes së Bleros dhe Afronës, që nga ata vetë në fakt ende nuk është konfirmuar.

Rrjeti zien prej ditësh sesi këngëtari dhe bukuroshja bjonde i kanë dhënë fund martesës së tyre. Thashethemet nisën nga fakti se prej kohësh dyshja nuk ishte parë bashkë e për më tepër kanë fshirë fotot me njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, ndërsa mendohet se largësia ( Afrona jeton në Zvicër), ka qenë një faktor kryesor në ftohjen e marredhenieve te dyshes.
Edhe pse modelja dhe këngëtari vetë kanë preferuar t`i shmangin komentet, ajo ka bërë sot një postim, që në një situatë të tillë, është interpretuar si thumb për Bleron.
“Një grua e fortë e shikon sfidën në sy dhe i shkel syrin”, ka shkruar Afrona.