Në rrjet është përfolur shpesh se Blero dhe Afrona i kanë dhënë fund martesës, mirëpo dyshja kanë qëndruar në heshtje gjatë kësaj periudhe, duke preferuar të mos komentojnë.
Së fundmi, Afrona ka festuar 30 vjetorin dhe me anë të një postimi në rrjete sociale ajo ka lënë të kuptohet se e ka hedhur pas krahëve historinë me këngëtarin. Afrona ka shkruar se është gati për fillime të reja.

“Gëzuar për fillime të reja”, ka shkruar ajo.