Prej kohësh po përflitet për një ndarje të mundshme mes Blero Muharremit dhe Afrona Dikës, ndonse këngëtari nuk ka dashur të japë detaje dhe as ka konfirmuar apo mohuar. Madje edhe për faktin se janë hequr nga Instagrami, ai ka treguar se faqja e tij menaxhohet nga kompania jo nga vetë ai.

Por duket se Afrona ja ka dhënë përgjigjen historisë së tyre. Në një video që ajo ka postuar në Instagram, shfaqet pa unazën e martesës në gisht. E mesa duket sapo I vuri vulën ndarjes.

Rikujtojmë se Blero u nda nga bashkëshortja e tij Teuta Krasniqi pasi ra në dashuri me Afronën, por disa gjëra nuk zgjatin përgjithmonë!