Aktorja e njohur, Monika Lubonja ka rrëfyer se vajzës së saj Teas i tregon për lidhjet që ka duke mos pasur asnjë lloj droje.

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, ndau edhe një prej momenteve ku vajza e saj u ndje keq pasi e pa me lot.

“I kam prezantuar partner, ka qenë një ekuilibër jashtëzakonisht i mirë se Tea në fund të ditës ka dashur që unë të jem e lumtur. Tea ka menduar gjithmonë për të më thënë… fjalët e Teas kanë qenë këto: Mami nëse ti je gati për një lidhje dhe për të ardhur në shtëpi bujrum por bëje për veten tënde jo për mua, jo se Tea ishte më e emancipuar, por dhe rrethi familjar ku është edukuar. Mua shumë herë më ka ardhur keq se Tea ka parë lot në sytë e mi në kohën e një lidhjeje, më vinte keq se e shikoja që ajo e vuante atë që po vuaja unë dhe më thoshte se nëse ti mendon se pengesa jam unë nuk jam vajza jote jam, motra jote, unë do të rritem nesër pasnesër do të shkollohem, pavarësisht se lotët e mi kanë qenë në rrethana të ndryshme e të ndodhin këto lloj dobësie kur je vetëm që gratë i kanë, varet se si vajza jote të pret”, tha Monika në “Goca dhe Gra”.