Diona Fona ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Pardon my French”. Ajo u pyet rreth raportit me Andin e “Përputhen”, me të cilin është përfolur shpesh për një lidhje.

Këngëtarja sqaroi se mes tyre lindi vetëm një shoqëri e mirë dhe asgjë tjetër. “Nuk është ashtu si duket. Krijuam miqësi të mirë. Nuk jam marrë shumë me lajmet, nuk merrem me thashetheme, me skandale. Është shumë e lehtë të gjykosh vetëm prej karriges duke parë, po nuk është ashtu si duket”, tha ajo.

Për më tepër Diona tregoi se është në një lidhje dashurie, por pa e zbuluar emrin e personit që i ka marrë zemrën.