Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në inaugurimin e ambienteve të reja sportive. Ai ka mbajtur një fjalim të shkurtër, duke mos i kursyer as batutat.

“Dua të nënvizoj se në bashkëpunim me Komitetin olimpik Shqiptar, qeveria do të mbështesë në vijimësi rritjen e kësaj lëvizjeje, krijimin e klasave dhe skuadrave sportive në të gjitha shkollat e vendit. Krijimin e kampionateve në nivel bashkie, në nivel qarku dhe në nivel kombëtar, si dhe fuqizimin dhe shtrirjen në mënyrë të vazhdueshme të rrjeteve sportive në të gjithë territorin, për të bërë dhe lidhjen pastaj mes lëvizjes olimpike në shkolla dhe atyre që do të vazhdojnë të merren me sport në nivel profesionist. Është shumë e qartë që ju keni ardhur këtu për t’u argëtuar, jo për të dëgjuar fjalime. Po ju mori malli për mua, hapni frigoriferin sot pasdite dhe më keni edhe në frigorifer po deshët”, është shprehur Rama.