Artistja Diona Fona ishte e ftuar në emisionin ‘Pardon My French’ .

Ajo tregoi shumë nga aspekti personal dhe ai profesional.

Diona ndër tjerash për herë të parë foli edhe për ish-konkurrentin e “Për’Puthen”, Andin për të cilin u përfol për një lidhje dashurie.

Pasi që këto dyshime për lidhje lindën pas pjesëmarrjes së Andit si protagonist në videoklipin e këngëtares.

“Nuk është ashtu si duket. Krijuam miqësi të mirë me Andin. Nuk jam marrë shumë me lajmet, nuk merrem me thashetheme, me skandale. Është shumë e lehtë të gjykosh vetëm prej karriges duke parë, po nuk është ashtu si duket” tha ajo.

Ndryshe Diona është mjaft aktive me projekte muzikore këto kohë.