Andi dhe Melisa marrin vëmendje shpesh me jetën e tyre private.

Së fundi ata janë komentuar shumë për një krisje që pësuan në lidhjen e tyre.

Ata sa herë kanë pasur debate dhe kanë vendosur që të ndahen, kanë fshirë menjëherë fotot e përbashkëta në “Instagram” dhe hidhnin kunja për njëri-tjetrit.

Sapo fansat e tyre vunë re se kishin fshirë fotot ku shfaqeshin bashkë, ata pas pak ditësh i rikthyen sërish, duke konfirmuar që tashmë ishin bashkë.

Tani që Melisa është kthyer ka postuar disa foto me Andin dhe bashkëngjitur me to shkruan: Mendove se shpëtove nga unë, por jo. U ktheva.

Nga ana tjetër ish-konkurrenti i “Për’puthen” i është përgjigjur: Hahahaha. Shyqyr erdhe zemër.

Ndryshe Melisa ka mbajtur koncertin e parë në Itali, por nuk i ka shkruar edhe aq mirë.