Eglein Laknori, një nga humoristët më të dashur për publikun shqiptar, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ të moderatores Ester Bylyku, ku ka folur për disa nga vështirësitë që has, madje lidhen edhe me familjen e tij.

Ester Bylyku: A të ka ndodhur që të të bëjnë ndonjë koment, që ty vërtetë të ka prekur?

Eglein Laknori: Kur postoj foto me Anën (gruan), ndodh që njerëzit më shajnë nga gruaja. Por unë jam shumë pozitiv dhe i bëj bllok. Nuk ia kthej, se edhe mund të interesohem se kush është, dhe shkoj e zgjidh në mënyrë tjetër.