Pak kohë më parë Melisa postoi disa Instastory ku shprehte revoltën e saj me Andin dhe rrjedhimisht konfirmonte ndarjen.

Jo shumë larg, ajo u pendua për impulsivitetin dhe kërkoi falje, ndërsa Andi postoi një Instastory me një shprehje në anglisht që nënkuptonte se ndihej shumë keq dhe se nuk po e kalonte mirë situatën.

Ata vulosën gjithçka në momentin që u bënë “unfollow” në Instagram dhe rrjeti foli, foli mjaftueshëm.

Ndërkohë, Kryefjala ka vënë në dispozicion dy foto ku duken Andi dhe Melisa duke bërë pazare për shtëpinë e tyre. Kurioziteti na e shtyu të kontrollojmë llogaritë e tyre sociale dhe asnjëri nuk e ndiqte tjetrin.

Pra, në jetën reale janë bashkë, në atë virtuale vijojnë të ndarë.

Ka dy mundësi: ose çifti janë kthyer bashkë dhe Instagrami është e fundit gjë që u bie ndërmend, ose ose ata nuk u ndanë kurrë.