Tayna është padyshim një ndër artistet më të dashura të skenës shqiptare. Ndonëse ka pak vite në tregun muzikor, reperja ka arritur të renditet në mesin e emrave më të suksesshëm. Së fundmi, reperja ka surprizuar me veprimin ndaj një fansi.

Një fans i Taynës ka publikuar një video në TikTok ku shkruan “Po flirtoja me Taynën dhe ajo këndoi një këngë për mua”. Në video dëgjohet duke i thënë: “Më e mira je me rob shpie”. Por nuk ka vonuar dhe përgjigja e reperes: “Edhe ti më i miri je me rob shpie”.