Në Baku të Azerbajxhanit është duke u zhvilluar Forumi Gobal i IX, ku nga Shqipëria po marrin pjesë kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Zyra e shtypit të secilit prej tyre përcollën paraditen e sotme njoftime të veçanta ndërsa aktiviteti ku ata marrin pjesë është i përbashkët.
Ndërkohë mbrëmjen e sotme, ish-kryeministri dhe Kreu i Shtetit për herë të parë janë shfaqur në publik së bashku, teksa në një foto shihen duke biseduar në një nga tryezat e Forumit.
Ky takim Meta-Berisha vjen pas një krisje të përfolur në mjedisin politik të Tiranës midis të dyve, pas vendimit të Presidentit për të dekretuar nga Stambolli, emrin e Bajram Begajt si Kreu i ri i Shtetit.
Pas këtij vendimi Berisha shprehu rezerva, por i pyetur nëse Meta u bë pjesë e mynxyrës politike, tha: “Nuk ka krisje me Presidentin, ai është i detyruar të përmbushë detyrimet e tij kushtetuese”.
I pranishëm në takim është edhe zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi dhe drejtori i kabinetit Edmond Panariti.