Semi Jaupaj  një ndër personazhet më të komentuar të muajve të fundit pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP”. Kohët e fundit, këngëtarja ka qenë mjaft aktive me projekte muzikore. “All your lovin” është kënga më e fundit që solli në duet me Ron Zaiti, me të cilin është përfolur edhe për një romancë.

Fansat vunë re afrimitetin mes tyre në klip, dhe nisën dhe spekulimet e para se mes tyre mund të ketë diçka. Për më tepër, ata janë parë mjaft të afërt pas disa fotove dhe videove që qarkulluan në rrjet ku ato shiheshin duke kërcyer shumë afër në një club. Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim nga ana e tyre.

Ndërsa fansat janë interesuar të dinë se çfarë po ndodh mes tyre, Semi nga ana tjetër, ka uruar babain e saj për ditëlindje. “Gëzuar ditëlindjen njeriu im i preferuar. Të dua sa qielli, sa toka Ba’. Gjithmonë e vogla jote.”, shkruan ajo krahas një fotoje nga fëmijëria e saj.