Reperi i njohur kosovar Getoar Selemi ka festuar sot ditëlindjen ku mbush dhe 40 vjeç. Mes urimeve të shumta që këngëtari mori nga miqtë dhe kolegët ai që ra në sy ishte urimi që i bëri bashkëshortja e tij moderatorja Marina Vjollca.
“Gëzuar ditëlindjen mbretit të zemrës sime! Ti meriton botën! Të dua përgjithmonë”, shkruan Marina teksa ka ndarë dhe foton e tij në rrjetet sociale.
Marina dhe Getoari u martuan dy vite më parë dhe janë prindër të një vajze, Margetit.