Marina Vjollca është një nga mamatë më të reja të showbizit shqiptarë.

Moderatorja duket se po e shijon në maksimum mëmësinë dhe kohën që kalon me vajzën e saj. Marget sot feston 1-qershorin e saj të parë, dhe mami Marina nuk mund të ishte më e lumtur. Ajo ka ndarë në rrjetin e saj social instagram, një foto të ëmbël ku mban vajzën në krahë.

“Gëzuar beba mamës vet MARGET❤️,”-shkruan moderatorja krahas postimit.

Të shumta kanë qenë edhe reagimet në sektorin e komenteve, ku nuk ka munguar edhe ai i Getoar Selimit. Disa zemra kanë qenë të mjaftueshme për të treguar reagimin e tij, këngëtari.

Në një intervistë së fundmi Marina ka rrëfyer ndjesinë e të bërit nënë dhe si ia del të menaxhojë kohën.
Ajo rrëfeu se është dëshiron që të kujdeset vetë për Marget ndaj e merr me vete në prova. Marina Vjollca u shpreh se ndjesia e të bërit nënë është më e bukura dhe përgjegjësia më sublime.

“Jam nga ato mamatë që nuk dua ndihmë, dua që Marget ta mbaj vetë, ta rris vetë. E di që është e vështirë për t’ia dalë. Kur vija në prova, e merr Marget me vete. Është ndjesia më e bukur që jam bërë nënë, nga ana tjetër përgjegjësia më sublime që Zoti më ka falur”, u shpreh moderatorja në emisionin “Rudina”.