Ekspertët e sigurisë kibernetike paralajmëronë përdoruesit e WhatsApp lidhur me ekzistencën e një metode të re të mashtrimit, që nga ana e kriminelëve kibernetikë mund të shfrytëzohet për të marrë përmbajtjet e ndryshme të llogarive të përdoruesve.

Kjo metodë e mashtrimit përdoret nga kriminelët kibernetikë që mund të anashkalojnë opsionet e integruara të sigurisë në WhatsApp, ku më pas mund të hyjnë në llogarinë e përdoruesit të WhatsApp dhe ai të mos e vërejë këtë.

Këtë “lëshim” në aspektin e sigurisë e ka zbuluar kompania CloudSEk, e për ekzistencën e këtij lloj mashtrimi ka paralajmëruar përdoruesit përmes një njoftimi në Facebook.

Lidhur me këtë problem deri më tani nuk janë njoftuar raste nga kompania, që ka miliona përdorues në mbarë botën.